Hapja e fushatës për Kukësin, Kreu i PL: Kjo është një mundësi për të vendosur në vend dinjitetin e bashkisë! Ky qytet nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Rilindjes

Sep 11, 2023 | 18:33
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale për Bashkinë e Kukësit, ku është prezantuar kandidati Emri Vata, për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit.

meta

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se këto zgjedhje janë një “mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata të cilët ju dorëzuan presionit të pushtetit, të reflektojnë dhe duke votuar për Emri Vatën, të rivendosin dinjitetin në bashkinë e Kukësit”.

Meta nuk ka kursyer as akuzat ndaj qeverisë, tek është shprehur se, “Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Rilindjes dhe të Edi Ramës”, ndërsa ka shtuar më tej se “kjo qeveri po punon kundër interesave të qytetarëve”.

Fjala e Metës

Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata të cilët ju dorëzuan presionit të pushtetit, të reflektojnë dhe duke votuar për Emri Vatën,  të rivendosin dinjitetin në bashkinë e Kukësit. T japin mundësi këtij kandidati, që ta kthej këtë bashki në shërbim të qytetarëve. Kur vjen në Kukës është kënaqësi, jo vetëm për shkak të mikpritjes, por edhe për shkak të një rruge madhore si Rruga e Kombit. Të vjen keq që kjo rrugë, për fat të keq nuk i ka shërbyer aq sa duhet zhvillimit të bashkisë së Kukësi.

Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Rilindjes dhe të Edi Ramës por për një drejtues që bashkëpunon me qytetarët, me ekspertët dhe që punon për ti dhënë shpresë të rinjve dhe të rejave që të mos largohen nga Kukësi. Jo vetëm se Kukësi është kampion për largimin e të rinjve, sikurse më tha një zotëri nga Kukësi, se kjo qeveri e zbrazi Kukësin por edhe  lekët dhe eurot që po dërgojnë qytetarëve këtu.

Një qeveri që po punon kundër interesave të qytetarëve, duke i shërbyer interesave të saj dhe klaneve te lidhura me të, dhe një ekonomie te bazuar ne normalitet, dhe pastrimi i parave, dhe jo tek puna, konkurrenca, eksportet. Ndaj janë duke falimentuar prodhuesit dhe eksportuesit tanë.

Ndaj në 24 shtator të votojmë për Emri Vatën dhe ta kthejmë bashkinë në shërbim të qytetarëve. Me votën tuaj ju do i jepni shpresë Kukësit dhe gjithë Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura