Hapja e grupkapitujve/ Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Anëtarësimi i Shqipërisë do ta forcojë BE! Në 2 muaj është bërë më shumë se në 15 vjet

Dec 17, 2024 | 9:42
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó tha se nën  presidencën hungareze është arritur që të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE me Ballkanin Perëndimor.

ministri hungarez

I ndalur tek Shqipëria, ai tha se në dy muajt e fundit është bërë më shumë sesa në 15 vite.

Ai tha se duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE.

“Për Shqipërinë nga viti 2009 Shqipëria e ka paraqitur kërkesën për akses, në 2014 mori statusin e vendit kandidat, në 2022 filluan negociatat dhe themeli i negociatave filloi këtë vit nën presidencën hungareze.

Në dy muaj kemi patur dy konferenca ndërqeveritare, janë hapur dy grup kapitujt dhe kjo shpejtësi është e paprecedente. Pra më shumë kanë ndodhur në këto dy muaj e fundit sesa në 15 vitet e kaluara.

Kjo është sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe BE.

Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do jenë në këtë grupkapitul si për marrëdhëniet me jashtë ashtu edhe për sigurinë. Ndaj edhe po e hapim këtë grupkapitull sot në mënyrë që Shqipëria të ecë parapa, sepse Shqipëria është anëtar i NATO dhe pjesë e KS.

Kur flasim për grupkapitujt, ky grupkapitull është i rëndësishëm për tu hapur. Për të dhënë një shtytje për Ballkanin Perëndimor është interesi ynë i përbashkët, që ky vend të ketë sukses dhe t’ia arrijë.

Është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Shqipërinë. Anëtarësimi i saj do ta forconte BE duke parë edhe progresin ekonomik që ka bërë. Kompanitë hungareze janë tashmë pjesë e tregut shqiptar”, tha ministri i Jashtëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura