Demokrati Ervin Salianji, pasi u dënua sot me një vit burg nga Gjyakata e Apelit, ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”.
Salianji ka deklaruar në “Opinion” se hapja e hetimit ndaj tij, ka shmangur një dënim të ri për Geron Xhafajn.
“Nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i këtij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn”, tha ai.
Pjesë nga diskutimi
Klodiana Lala: Në momentin që ju bëtë denoncimin dhe nisi një hetim, a keni bërë hetime më të thelluara rreth këtij personazhi dhe a i qëndroni të njëjtës deklaratë që bëtë në gjykatë?
Ervin Salianji: I qëndroj 1 milion herë, do ta vazhdoj dhe pas. PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje, nesër ose të hënën.
Blendi Fevziu: PD do të depozitojë kallëzim në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje?
Ervin Salianji: Po, nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i këtij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al