Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini është shprehur se viti akademik në Kolegjin e Evropës do të nisë në shtator me 31 studentë.
Mogherini tregoi se programi i nivelit master do të ketë fokus të veçantë tek në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se ka pasur aplikime nga 41 kombësi të ndryshme.
Ajo theksoi se ka interes jo vetëm në rajon, por edhe studentë nga vendet e Bashkimit Europian.
Federica Mogherini: Kemi bërë shumë gjëra në këto 5 muaj. Viti akademik do të nisë në shtator me 31 studentë me një program të nivelit master për transformimin dhe integrimin europian, me fokus të veçantë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor.
Çelëm procesin e pranimit në tetor dhe deri tani kemi marrë 241 aplikime për 31 vende, nga 41 kombësi nga e gjithë rajoni, vendet e BE dhe 15 të tjera, Zgjodhëm më të mirët, kemi kryer mjaft intervista individuale, në numrin përfundimtar kishim 34 kombësi.
Ka një kërkesë dhe ky projekt po haset me entuziazëm në korpusin studentor. Ka interes jo vetëm në mbarë rajonin por edhe në studentë në vendet e BE.
Do të nisim aktivitetin e parë që do të zhvillohet më 9 maj në ditën e Evropës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al