Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas hapjes së shkollës së parë shqipe në Rozhajë, të Malit të Zi.
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale Rama ka publikuar foto nga shkolla si dhe foton e Abetares, ndërsa ka përshëndetur homologun e tij, Dritan Abazoviç.
“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkruan Kryeministri Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al