Hapja e Urës së Madhe të Kukësit, Rama publikon pamjet dhe ironizon kritikët: Na shani sa më shumë se plas syri i keq e na shtoni inatin për punë

Nov 4, 2024 | 19:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit, e cila tashmë është vënë në funksion.

ura

Rama ka ironizuar kritikët, duke shkruar se kur të kalojnë mbi urë ta shajnë sa më shumë qeverisë, sepse plas syri i keq.

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT. Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë KrenarPërShqipërinë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se sot nga Kukësi, Rama deklaroi si vijon; “Tani është shumë e rëndësishme që ura hapet edhe hapet për të gjithë, edhe për ata që ç’nuk thanë për urën, deri tek lajmi nga penxherja që iu këputën këmbët urës, s’ka këmbe, e ka trupin të shtirë përgjatë një hapësire drite që është nga më të mëdhatë, hapësira drite të një ure në Europë. Falë dhe talentit dhe nuk diskutohet eksperiencës së projektuesit italian, por falë dhe punës së bërë nga kompania.

Dhe ndërkohë pasi ura mbaroi duheshin plotësuar dhe kushtet për dy a tre komunitete  të tjera rreth kësaj zone, të cilave u duhej dhënë akses në mënyrë që të garantohej lehtësia e transportit për ta. Kështu që sot jemi ne ditën e bukur me diell të hapjes së urës.

Gjëja që duhet kuptuar, vetëm se kush s’do ta kuptojë s’ka për ta kuptuar, është ekzakt kjo, që nga pikëpamja e trasesë rruga ishte hapur me këto ngërçet e tmerrshme këtu në hyrje te qytetit të Kukësit dhe në zonën ku u ndërtuan ato urat e tjera, por nga pikëpamja e volumeve dhe e garancive e standardeve ishte bërë vetëm gjysma e volumit të punës.”

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura