Harta e qeverisë. Pronat, çmimet e reja në Tiranë e 64 qytete

Aug 1, 2014 | 10:10
SHPËRNDAJE

“Panorama” zbardh sot çmimet e reja të pronave për kryeqytetin dhe 64 qytete te vendit. Ne Tirane vihet re një ulje përtej 50% për çmimet e tokës në qendër të qytetit. 

Që qeveria do të ishte kursimtare, kjo u pa që në vendimet e para të shkurtimeve të shpenzimeve, rritjes së taksave. Por vendimi për hartën e re të çmimit të tokave i kalon përmasat e kursimit. Tirana, sipas qeverisë “Rama”, është një qytet më i varfër se një vit më parë dhe rritja e varfërisë është përqendruar në qendër. Raporti kërkesë-ofertë për tokën, sipas vendimit të qeverisë, është në pikën e krizës për qendrën e vendit, aty ku askush me të ardhura normale nuk guxon të mendojë të blejë tokë.

Gazeta zbardh sot çmimet e reja të pronave për kryeqytetin, ku vihet re një ulje përtej 50% për çmimet e tokës në qendër të qytetit. Kështu, zonat nga qendra drejt Kryeministrisë, nga qendra drejt Pazarit të Ri, drejt Rrugës së Durrësit e asaj të Kavajës dhe zonat e Bllokut apo pranë Televizionit, nga 120 mijë lekë m2, për qeverinë kushtojnë 57 126 lekë m2. Ulja e çmimit është 62 874 lekë, më e madhja që kur qeveria ka vendosur të aplikojë çmime reference për tokën. Ndërkohë që qeveria e ka parë të varfëruar qendrën e Tiranës, ka vendosur të rrisë çmimet në periferinë e largët.

Kështu, sapo kalon qendrën e Tiranës, në drejtim të Paskuqanit apo Bregut të Lumit, çmimi çuditërisht rritet në krahasim me vjet. Dhe rritjet variojnë deri në 70 ose 80 USD për metër katror. Çmimet që miraton qeveria për tokën shërbejnë për të matur sasinë e taksave që paguhet kur një person e shet atë. Pra në rast se një person e ka blerë një metër tokë me 100 USD dhe kërkon ta shesë, për llogaritjen e taksës 10% do të merret si çmim shitje ai i miratuar nga qeveria për zonën ku është toka. 

Me logjikën e re të qeverisë, që ul ndjeshëm çmimet në qendër të Tiranës,
kush ka blerë një tokë para tre apo katër vitesh, mund ta shesë atë pas këtij vendimi dhe të paguajë 0 lek tatim fitimi. Kjo pasi çmimi i ri është
më shumë se 50% më i lirë. Dhe bëhet fjalë për tokat më të lakmueshme në vendit, ato të qendrës së kryeqytetit. Çmimet e qeverisë do të
përdoren edhe për kompensimin e ish-pronarëve. Këta të fundit do të marrin më pak lekë në rast se i kanë tokat në qendër të qytetit dhe më
shumë në rast se i kanë në periferi. Por shumica e ishpronarëve i kanë pasur tokat në qendër të Tiranës, në zonën që ka goditjen më të
madhe të çmimit. Nga ana tjetër, qeveria në rast se do të zërë tokën e ndonjë privati, në qendër do të paguajë më pak për kompensimin e tij,
sikundër do të paguajë më shumë në rast se e ka në periferi. Përsa i përket legalizimeve, të paktën në periferitë e Tiranës, vendosja e çmimeve
të reja do të bëjë që në të gjitha rastet të përdoret çmimi tavan prej 2 mijë lekë/
m2. Kjo vlen edhe për Kamzën, ku çmimi për metër katror është vendosur të rritet nga 3819 lekë m2, në 4242 lekë m2. Aq sa duhet që nga
përgjysmimi, shuma të jetë më e madhe se sa 2 mijë lekë, që është tavani për llogaritjen e tarifës për legalizimin e tokës së zënë. Habitshëm,
edhe pse qeveria e ka rritur çmimin në qytetet si Kamza e Vora, apo nuk e ka lëvizur fare atë në Rrogozhinë, në Kavajë, çmimi është ulur me
më shumë se një të tretën. Në qytetin e Kavajës, nga 14 371 lekë që ishte çmimi fiskal, bëhet 7745 lekë, me një ulje prej 6626 lekësh për metër.
Qartësisht qeveria ka vendosur të vlerësojë periferitë dhe jo qendrën e Tiranës dhe  qyteteve. 

Tabelat e plota per Tiranen dhe 64 qytete i gjeni ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura