Harta me çmimet e trojeve për vitin 2015 do të përdoret nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për të përllogaritur masën e kompensimit që do të përfitojnë familjet ish-pronare. Gazeta risjell sot vlerat e tokës truall për 12 qarqe të vendit.
Tabelat do të ndihmojnë pronarët që të përllogarisin vlerën që ka prona e tyre, bazuar me skemën e përcaktuar në ligjin e ri, ku një metër katror do të vlerësohet me çmimet e tregut, por zëri kadastral do të jetë ai i origjinës së pronës dhe jo ky i sotmi.
Aplikimi i kësaj formule prek një numër të konsiderueshëm familjesh, pasi kjo skemë e re reflektohet në masën e përfitimit.
Nëse do t’u referoheshim tabelave zyrtare të qeverisë, çmimet e tokës bujqësore variojnë nga 100 lekë deri në 600 lekë për metër katror. Kjo e ul ndjeshëm vlerën e pronës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al