Hëna e re në Shigjetar do kalojë në orët e para të 24 nëntorit dhe kjo do të thotë: energji pozitive dhe fillime të reja.
Lëvizjet planetare po na kërkojnë të heqim dorë nga e kaluara dhe të përqendrohemi në të tashmen dhe të ardhmen tonë. Por cilat shenja preken më shumë e cilat më pak?
Shenjat më të prekura
Binjakët
Marrëdhëniet tuaja marrin një kthesë të re, pasi ju gjithashtu ndjeni se si dëshironi që të gjitha të bëhen më kuptimplote. Këto ditë do të kuptoni se kush janë në të vërtetë njerëzit pranë jush dhe çfarë roli luajnë në jetën tuaj. Eksploroni dinamikën që ndani me të tjerët dhe do të arrini në disa përfundime shumë interesante, veçanërisht për marrëdhëniet tuaja më personale.
Virgjëresha
Kjo hënë e re ndikon marrëdhëniet personale, hedh dritë mbi atë që ndodh pas dyerve të mbyllura. Nëse nuk ndiheni askund të sigurt dhe rehat, duhet të mendoni me shumë kujdes se me kë ndani mendimet tuaja më të thella dhe ku i vendosni rrënjët.
Këto ditë do të dëshironi të pastroni shtëpinë tuaj dhe të organizoni jetën tuaj të përditshme. Në fund të fundit, ju funksiononi më mirë në një mjedis të pastër dhe të rregullt. Në çdo rast dëgjoni zemrën tuaj dhe do të dini se çfarë të bëni.
Shigjetari
Sado që nuk doni ta pranoni, e doni vëmendjen. Me këtë hënë ju jeni në qendër të vëmendjes, pasi ajo zhvillohet në shtëpinë tuaj të parë, atë që fokusohet te vetja. Mund të mos jeni i njëjti person që ishit dikur, por jeni “hapur”, keni kaluar vështirësi dhe aventura që ju kanë bërë ky që jeni sot.
Tani jeni bërë një person shumë më interesant dhe më i fuqishëm për shkak të kësaj, dhe me afrimin e ditëlindjes suaj, përfitoni nga energjia që ju rrethon.
Shenjat që preken më pak
Demi
Me Hënën e re në Shigjetar prisni fillime të reja për financat tuaja, burime të përbashkëta dhe marrëdhënie të ngushta me të tjerët. Mos kini frikë të përfitoni nga ndihma që ju ofrohet. Përpiquni të mos e teproni dhe të rrëmbeheni, pasi pozicioni i Hënës te Shigjetari çon lehtësisht në teprime.
Gaforrja
Këtë herë do të fokusoheni në aktivitetet e përditshme. Tani është koha për të arritur të filloni diçka të re dhe t’i përmbaheni planit që keni vendosur. Mos harroni se çdo gjë e re që provoni përfshin mundësi për zhvillim dhe njohje. Gjithçka që duhet të bëni është t’i përmbaheni programit në të cilin jeni tani dhe të mos hiqni dorë.
Bricjapi
Është koha për të parë nëse rutina dhe mendësia juaj janë të përshtatshme për ju që të ecni përpara. A po i përkushtoheni sa duhet vetes tuaj?
Hëna e re ju jep mundësinë të përqendroheni te vetja, duke bërë një udhëtim vetëm apo të ndryshoni një zakon të mërzitshëm.
Është e rëndësishme të ndjeni lirinë përmes rutinës suaj. Ju mund ta doni disiplinën, por Hëna e re në Shigjetar ju kërkon të përqendroheni në praktikat që do t’ju lejojnë të rriteni.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al