“Heqja e mandatit të Salianjit, antikushtetuese”- Deputetët e PD u çuan në SPAK pas tensioneve në Kuvend, Berisha: Edhe Enveri të çohet nga varri nuk trembemi

Oct 1, 2024 | 13:15
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se akti për t’i hequr mandatin deputetit Ervin Salianji është antikushtetues. Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se ‘ky akt që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste’.

berisha

Sa i takon dergimit ne SPAK te deputeteve te PD, Berisha tha se denon deklaratën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ndërsa tha se “edhe Enveri te cohet nga varri, deputetet e opozitës nuk kane frike”.

“Unë sot gjithashtu dënoj me forcën më të madhe, deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij, bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës.

I them këtej dhe Ramës që edhe Enveri të ngrihet nga vari, deputetët e opozitës nuk tremben për ta çuar deri në fund betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë”, tha Berisha nder te tjera.

Berisha: Sot jam para jush për të dënuar me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Ramës, i cili me zëdhënësen e tij që nuk po përdor epitete, duke marrë pushtetin e komisionit të mandateve, ekzekutoi në një akt antikushtetues dhe antiligjore vendimin politik të kreut të krimit të organizuar dhe narkoshtetit, Edi Ramës për burgosjen e deputetit, Ervin Salianji, nënkryetari të grupit të PD, për rrjedhojë anëtarit të kryesisë së Parlamentit shqiptar.

Ky akt që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste, tregon fytyrën e vërtetë, tregon ringjalljen në shpirtin dhe qenien e Edi Ramës, të babait të tij xhelat, Kristaq Rama që urdhëronte në 10 gusht 1988 varjen në litar të disitentit Havzi Nela.

Ky akt prej burracaku dëshmon se jo deputeti guximtar Ervin Salianji, por është Rama i tmerruar nga krimet, lidhjet e tij me krimin dhe urdhëron shkelmimin e kushtetutës dhe parlamentit.

Unë sot gjithashtu dënoj me forcën më të madhe, deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij, bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës.

I them këtej dhe Ramës që edhe Enveri të ngrihet nga vari, deputetët e opozitës nuk tremben për ta çuar deri në fund betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë.

I them këtij banditi të shndërruar në ministër, çlirohu nga inspirimet e diktaturës më satanik që ka njohur Shqipëria.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura