Hetimet për Berishën, zbardhen detaje nga dosja e SPAK: Argita Mallezi pagoi mijëra dollarë studion ligjore në Britani, pas shpalljes non-grata të ish-kryeministrit

Sep 15, 2024 | 17:00
SHPËRNDAJE

Detaje janë zbardhur nga dosja e SPAK në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet nën hetim për korrupsion pasiv, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Sali-Berisha-Argita-Berisha

Në dosjen prej rreth 500 faqesh, del në pah që vajza e tij Argita dhe dhëndri, Jamarbër Malltezi, kanë kryer një sërë pagesash për ish-kryeministrin.

Sipas prokurorëve të posaçëm, ne vitin 2017, Sali Berishës i janë dhënë nga vajza e tij Argita Malltezi shuma prej 7 mije e 500 euro, për shpenzime mjekësore.

Po në këtë vit janë paguar 27 mijë e 500 dollarë avokatit të Shkëlzen Berishës në SHBA, një shumë kjo e pretenduar se është dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të këtij të fundit.

Në vitin 2018, dhëndri i Sali Berishës, Jamarber Malltezi u ka paguar pushimet Sali dhe Liri Berishës në shumën 3 mijë euro.

Ne vitin 2021, Jamarbër Malltezi ka paguar shumën prej 20 mije eurosh, avokatit te familjes Berisha në Francë, në çështjen që ish-kryeministri hapi ndaj sekretarit të shtetit Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur atje non- grata nga SHBA.

Sipas SPAK, në vitin 2022, është vajza e Berishës, Argita Malltezi, ka paguar një studio ligjore në Britaninë e Madhe, në vlerën 72 mije dollarë pas shpalljes non-grata edhe nga ky shtet.

Ne vitin 2023, Argita Malltezi ka paguar për babain e saj 201 mije euro dhe 54 mije dollare, per te likuiduar shpenzimet e një studioje ligjore ne Britani.

Përgjatë vitit 2024, Argita Malltezi ka paguar për Sali Berishën edhe 213 mijë euro, për studion ligjore, e cila ka nën shqyrtim çështjen e non gratës se ish-kryeministrit.

Nga hetimet e prokurorisë, kompania homeplan shpk, e cila ka ndërtuar pallate në truallin e ish-kompleksit sportiv partizani në vitin 2013, përgjatë fushatës zgjedhore ka paguar udhëtim dhe akomodim të këngëtarit italian Ricardo Cocciante. Kjo kompani ndërtimi në vitin 2010, i ka paguar bileta avioni Jamarbër Malltezit në shumën 822 euro.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura