Hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Bujar Nasufi, ja pistat ku është fokusuar grupi hetimor! Kush është pronari i motorit që përdori autori?

Jan 14, 2025 | 11:59
SHPËRNDAJE

Hetimet e policisë në lidhje Bujar Nasufin, 56 vjeçarin që u ekzekutua të dielën janë fokusuar në pistën e konflikteve për çështjet e pronësisë dhe konflikte të tjera që 56-vjeçari mund të ketë pasur.

bujar nasufi 1

Grupi hetimor është fokusuar në analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Arma e gjetur tip automatik ishte e kalibrit 9 mm ndërkohë motori që u gjet në Kodrat e Sharrës e kishte shasinë të fshirë. Hetimet janë fokusuar dhe në gjetjen e pronarit të motorit.

Ndërkohë gruaja dhe familjarët e Bujar Nasufit në dëshminë e tyre nuk kanë dhënë asnjë të dhënë të vlefshme për hetimin por do të rimerren në pyetje sërish.

Policia paralelisht ka nisur gjurmimin në terren për gjetjen e provave. Telefoni i viktimës  është dërguar për ekspertim në policinë shkencore ku pritet të marrin prej saj komunikime të vlefshme.

Ndërkohë disa kamera sigurie janë hapur disa ditë para ngjarjes për të verifikuar nëse autori i ka ndjekur viktimën.

NGJARJA

Pritë ku mbeti i vrarë Bujar Nasufi, 56-vjeçari banor i Selitës, rezulton të ketë qenë e mirorganizuar. Nga sa është mësuar nga dëshmia e gruas së tij, autori ka qenë i ndaluar në anë të rrugës, pak para se sa mjeti me të cilin udhëtonin burrë e grua t’i afrohej banesës së tyre. Gruaja ka zbritur nga mjeti, ndërkohë që Bujari ka nisur të lëvizë, por me shpejtësi të ulët, ndërkohë që motori me kosh picash drejtohej nga një person me skafandër, që në dukje dukej si transportues picash. Edhe bashkëshortja e viktimës, e cila e ka parë me sytë e saj ekzekutimin e bashkëshortit, ka dëshmuar se nuk kanë pasur asnjë dyshim te personi që ishte në motor, duke menduar se mund të kishte sjellë ndonjë porosinë lagje.

Autori thuhet se ka qenë me maskë në fytyrë dhe i kamufluar si shpërndarës picash, autori ende i paidentifikuar nga policia e Tiranës, e priti Bujar Nasufin në hyrjen e pallatit që 56-vjeçari kishte ndërtuar vite më parë me të atin e vëllain, për të jetuar afër me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e së dielës së 12 janarit, i pari me automjet, për rastësi, iu afrua pallatit në zonën e Selitës në kryeqytet, vëllai i Bujar Nasufit, por autori, të cilin kamerat e sigurisë e kanë kapur në afërsi të banesës, qëndron në pritje, derisa pak çaste më vonë afrohet me makinë edhe 56-vjeçari me bashkëshorten e tij.

Sapo 56-vjeçari ka dashur të parkojë, autori është afruar dhe e qëlloi me armë pa zbritur nga makina, në sy të gruas, duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje kanë mbetur copat e xhamit të makinës. Pas vrasjes, autori mendohet se largua me motoçikletë të zezë drejt Selitës. Motori u gjend i djegur ditën e djeshme dhe po e djegur u gjet edhe arma e krimit, ndonëse jo e dëmtuar plotësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura