Hetimet për vdekjen e Liam Payne, në “kornizë” një mik i tij dhe punonjësit e hotelit ku po qëndronte! Ja çfarë dyshohet

Nov 6, 2024 | 22:01
SHPËRNDAJE

Policia argjentinase, e cila po heton vdekjen e yllit të “One Direction”, Liam Payne, ka bastisur shtëpitë e dy punonjësve të hotelit ku ai vdiq dhe të një miku të tij.

liam payne

Sipas TMZ, bastisjet kanë ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa janë kontrolluar edhe dollapët e punonjësve në hotelin ku humbi jetën 31-vjeçari.

Policia beson se stafi kishte qenë në kontakt me Liam Payne përpara se ai të rrëzohej nga ballkoni i katit të tretë në hotelin CasaSur Palermo para rreth tre javësh tashmë.

liam-pein__5_

Siç raportojnë mediat e huaj, miku i tij ka hyrë në hetimet e autoriteteve, pasi në celularin e Liam Payne janë gjetur mesazhe, ku ai i kërkon drogë. Megjithatë, ai nuk ishte në shtëpi kur ndodhi bastisja, ndaj policia ende nuk ka kontaktuar me të.

Po ashtu raportohet se policia ishte informuar se stafi i hotelit i kishte shitur drogë Liam Payne-it vetëm pak orë para vdekjes së tij.

Ndërkohë, sipas BBC, trupi i yllit të popit iu dha familjes së tij të mërkurën për t’u kthyer me avion në Mbretërinë e Bashkuar.

Trupi i tij ishte mbajtur në Argjentinë ndërsa autoritetet lokale përfunduan testet e mëtejshme toksikologjike dhe laboratorike.

Autopsia konfirmoi se 31-vjeçari kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme dhe lëndime të shumta, të marra si pasojë e rënies.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura