Hetimet për vrasjen e Martin Canit, policia rikthehet në vendngjarje, sekuestrohen kamerat e sigurisë! Autori dyshohet se është ndihmuar të largohet nga…

Nov 22, 2024 | 10:04
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbuluar rreth hetimeve për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, më 18 nëntor, nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj.

martin cani mario perlleshaj

Gazetari Igli Çelmeta, raporton se grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme (21 nëntor) në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.

Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

Kujtojmë se 14-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes, do t’i komunikohet masa e sigurisë në spitalin ku ai po merr ndihmë mjekësore, pasi ka lënduar dorën gjatë konfliktit.

“Prokurori i çështjes ka vendosur që masa e sigurisë autorit të dyshuar do i komunikohet në spital. Ai ndodhet në një spital privat prej katër ditësh, që nga ngjarja e rëndë, pasi ka lënduar dorën gjatë konfliktit. Në pamundësi, pasi duhet të marrë ndihmë mjekësor në spital, është vendosur që masa e sigurisë t’i komunikohet në spital”, raporton gazetari Igli Çelmeta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura