Hetimi për 21 janarin, Ilir Meta fajëson Lulzim Bashën: Është përgjegjësi për ngjarjen! Nuk mori asnjë masë

Jul 22, 2024 | 14:25
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar sot se Lulzim Basha, ish-ministri i Brendshëm i Qeverisë Berisha është personi përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në bulevard.

Nga selia e PL, Ilir Meta është shprehur se Basha asokohe nuk ka marrë asnjë masë edhe pse ishte paralajmëruar se do të kishte gjakderdhje.

“ Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskreditimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend. SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Rama, sepse është e qartë që nëse ka përgjegjësi në 21 Janar, është e Lulzim Bashës, i cili është paralajmëruar për gjakderdhjen që pritej nga banditët e Ramës. E ka pasur të shkruar skenarin dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e vrasjeve të shëmtuara që ndodhën në bulevard.”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura