Hezbollahu konfirmon vdekjen e liderit Hassan Nasrallah pas sulmeve izraelite në Bejrut

Sep 28, 2024 | 14:15
SHPËRNDAJE

Hezbollahu sapo ka konfirmuar vdekjen e liderit të tij, Hassan Nasrallah pas sulmeve izraelite në Bejrut.Hassan Nasrallah

“Eminenca e tij, Mjeshtri i Rezistencës, robi i drejtë, ka ndërruar jetë për të qenë me Zotin e tij”, thuhet në deklaratë.

Grupi se konfirmoi se Hassan Nasrallah kishte vdekur në sulmet ajrore në Bejrut.

“Vdekja e tij kishte ardhur pas sulmit tradhtar sionist në periferinë jugore”, tha Hezbollahu.

Grupi u zotua për luftën e tij kundër Izraelit dhe mbështetjen e vazhdueshme të “Gazës dhe Palestinës, dhe mbrojtjen e Libanit dhe popullit të tij të palëkundur dhe të nderuar”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura