“Hezbollahut i shkaktuam goditjen që nuk e kanë imagjinuar”- Netanyahu: Nëse nuk e kanë marrë mesazhin deri tani, atëherë…

Sep 22, 2024 | 13:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli i ka shkaktuar Hezbollahut “goditje që nuk mund t’i ketë imagjinuar”, pas disa ditësh sulme të intensifikuara ndaj Libanit.

netanjahu

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se nëse grupi militant “nuk e ka marrë mesazhin deri tani, ju premtoj se do ta marrë mesazhin”.

Ai ritheksoi se Izraeli është i vendosur të kthejë qytetarët e zhvendosur në veri, duke shtuar: “Asnjë vend nuk mund ta tolerojë zjarrin ndaj banorëve të tij, zjarrin ndaj qyteteve të tij. Dhe as shteti izraelit nuk do ta tolerojë. Ne do të bëjmë gjithçka të nevojshme për ta rikthyer sigurinë”.

Ministri i Mbrojtjes i Izrealit, Yoav Gallant, tha se masat kundër Hezbollahut do të vazhdojnë deri sa banorët e veriut të Izraelit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, duke shtuar se Izraeli “do të bëjë gjithçka të nevojshme për ta arritur këtë”.

Gallant ishte në një vizitë në qendrën e komandës dhe kontrollit të Forcave Ajrore izraelite kur tha se grupi militant libanez “ka filluar të ndjejë disa nga kapacitetet” e ushtrisë izraelite dhe se “ata ndjejnë se po ndiqen, dhe ne po shohim rezultatet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura