Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë zyrtarisht mandatin Vangjel Tavos, i cili doli fitues në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Himarë.
Vendimi vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, dhe i hap rrugë betimit të tij.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi në seancën e sotme “dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.
Vanagjel Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë përballë rivalit të koalicionit Bashkë Fitojmë Petro Gjikuria, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al