Historia e jashtëzakonshme/ Si e mposhti sëmundjen e rëndë futbollisti finlandez

Sep 12, 2024 | 7:21
SHPËRNDAJE

Ilmari Niskanen, 26 vjeç, ishte një lojtar që vizitoi “Wembley”-n mbrëmë me Finlandën. Në fakt ai është i vetmi futbollist finlandez që aktualisht luan në Angli, duke qenë mbrojtës krahu për Ekseter Sitin e Ligës së Parë. Por pas emrit të tij fshihet edhe një fabul e jashtëzakonshme, kur në moshën 18-vjeçare, pak përpara kryerjes së shërbimit ushtarak, ai pësoi një krizë.

ilmari

Skaneri më pas zbuloi se ai kishte një tumor në tru. Por, Niskanen ruajti gjakftohtësinë dhe zbatoi rigorozisht të gjithë procesin e rikuperimit. Lojtari i kombëtares nordike, i cili ka luajtur 20 ndeshje, tha për “The Times”:

“Sigurisht, ishte një tronditje e madhe, por unë isha ende i qetë. Ishte e vështirë, veçanërisht për familjen dhe miqtë e mi, por për disa arsye në fakt isha pa stres. Gjatë gjithë procesit, unë i besova mjekut. Ndihesha sikur mezi prisja me padurim operacionin, për të hequr qafe tumorin. Më kujtohet edhe një natë para operacionit, po ndihesha shumë mirë dhe isha i lumtur që mund ta kaloja atë tani dhe të hiqja tumorin dhe të jetoja normalisht.

Kujdesi shëndetësor është aq i mirë sa kam qenë në gjendje të jem aq i qetë shumicën e kohës gjatë gjithë procesit”. Niskanen e fitoi luftën dhe u nis në huazim tek Ingolshtadi në Gjermani. Por pasi humbi vendin e tij të titullarit, ai humbi mundësinë për të përfaqësuar vendin e tij në “Euro 2020”. Ai më pas u drejtua në brigjet britanike, fillimisht me Dandi Junajtid për 2 vite përpara se të përfundonte tek Ekseteri vitin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura