Historia/ Eni Çobani flet për bashkëshortin: Pëlqimi ndaj meje e detyroi të studionte në fakultetin tim

Jan 30, 2018 | 18:56
SHPËRNDAJE

Eni Çobani është një nga juristet më të fmashme në Shqipëri, të cilën çdo të diel e shohim në ekranin e Tv Klan në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

78159-640-0-5a709f28ab6c1-381x280

Sot Çobani ndryshe nga çdo dalje tjetër televizive tregoi në “Rudina” historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj Avenir Shehu. Vetëm 5 ditë më parë, ata festua 20-vjetorin e martesës, ndërkohë juristja tregoi detaje nga historia e saj e dashurisë.

“Aveniri është inxhinier, është shumë i rezervuar dhe preferon të ketë jetë private.

Historia jonë e dashurisë ka filluar kur unë sapo kisha nisur të punoja si pedagoge, kam qenë 23-24 vjeç. Krahasuar me brezin e sotëm ne kemi qenë më të pjekur, duhet të flisnim edhe me prindërit.

Aveniri nuk ka dashur asnjëherë të dalë në media, ai po na ndjek në këto momente. Pjesa e rezervuar e tij më ka bërë shumë përshtypje dhe siç duket me këtë ma mori mendjen. Ne njiheshim familjarisht, por nga kjo dëshira për të më njohur nga afër erdhi në fakultet për t’u regjistruar për Juridik. Nisi si ngacmim, por ai sot është edhe jurist, pasi mbaroi edhe studimet. Kur ka dalë nga dera e fakultetit, Aveniri bëri një veprim të çuditshëm, ai pa sipër. Kur e pyeta pse? Më tha: Mendova a do të jetë vërtet fati im kjo…

Më pas vazhduan takimet, përfunduam shpejt në fejesë. Në atë periudhë Mali i Dajtit ka qenë destinacion romantik. Atje jemi puthur për herë të parë dhe aty kemi edhe një pemë.

Ne kemi bërë fejesën më 26 Janar të 1996 ku jasht kishte trazira. Ne kemi patur periudha të veçanta në marrëdhënien tonë. Më pas unë ika në Angli për tre muaj dhe u martuam më 25 Janar 1998”, tha Çobani./Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura