Një tjetër Maldini do të veshë fanellën e përfaqësues italiane të futbollit. Pas Çezare dhe Paolo, radhën e ka pinjolli tjetër i kësaj familjeje futbollistike, Daniel, i cili me paraqitjet te Monza, ka fituar ftesën nga trajneri Luçiano Spaleti.
Djali i Paolos dhe nipi i Çezares, ndoshta nuk ka një karrierë aq të suksesshme sa dy paraardhësit e tij, por Spaleti e sheh si një element të vlefshëm që mund t’u bëjë punë të kaltërve në fazën ofensive. Një ftesë në listën e madhe të Daniel, e ka konfirmuar vetë Spaleti sot duke folur para mediave.
“Pisili dhe Maldini? Këto dy emra janë në listën e madhe, i kemi përfshirë dhe na bëhet qejfi që janë forca të reja që mund të vijnë te ne dhe japin një kontribut që të rregullojmë gjërat pasi nuk kemi bërë një Europian të madh”, tha sot Spaleti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al