Hodhën në det 30 emigrantë të paligjshëm për t’i shpëtuar policisë, vihen në pranga dy drejtuesit e një mjeti lundrues! Raportohet për një viktimë

Sep 17, 2024 | 22:16
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku Autoriteti Portual i Samos ka marrë informacione për praninë e një varke me të huaj në bord, i cili po lëvizte drejt bregut veriperëndimor të ishullit.

limeniko

Teksa patrulla e Rojës Bregdetare ka shkuar me shpejtësi në zonë dhe ka lokalizuar varkën, duke tentuar ta imobilizojë me sinjale zanore dhe vizuale, operatori i varkës nuk ka respektuar dhe ka tentuar të arratiset, duke kryer manovra të rrezikshme që kanë rrezikuar ekuipazhin e Rojës Bregdetare.

Pas të shtëna paralajmëruese, mjeti lundrues u ndalua dhe dy operatorët u arrestuan. Në të njëjtën kohë, Drejtoria e Policisë së Samosit ka lokalizuar në tokë 27 të huaj, të cilët dy trafikantët i kishin hedhur në det para ndjekjes dhe kishin arritur të dilnin në breg.

Të shpëtuarit deklaruan se në det ndodheshin persona të tjerë, të cilët mobilizuan menjëherë forcat e Rojës Bregdetare, Ushtrinë dhe Skuadrën e Shpëtimit Grek. Pas kërkimeve të shumta, tre persona të tjerë u shpëtuan, ndërsa u gjet i pajetë trupi i një burri.

Në total u shpëtuan 30 të huaj (15 burra, 7 gra dhe 8 të mitur), të cilët u dërguan në portin e Karlovasos, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Samos për autopsi.

Dy të arrestuarit, shtetas turq, akuzohen për transport të paligjshëm personash dhe ndërhyrje të rrezikshme në qarkullim, ndërsa skafi i tyre është konfiskuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura