Hodhi sende në fushë drejt Tibo Kurtua, Atletiko merr vendimin drastik për tifozin e tij

Sep 30, 2024 | 16:27
SHPËRNDAJE

Atletiko Madrid ka vendosur të përjashtojë përjetësisht një tifoz të identifikuar, që hodhi sende në derbin e mbrëmshëm me Realin(1-1). Vetë klubi ka njoftuar vendimin e marrë këtë të hënë.

tibo

Ndeshja në stadiumin “Metropolitano” u ndërpre për rreth 10 minuta, për shkak të sendeve të hedhura në drejtim të portierit Tibo Kurtua.

“Klubi ka marrë vendimin të përjashtojë përjetësisht një tifoz që u identifikua nga policia dje, në bashkëpunim me departamentin tonë të sigurisë, pasi mori pjesë te hedhja e sendeve në fushë. Departamenti ynë i sigurisë vazhdon të punojë me policinë, për të identifikuar të tjerë që u përfshinë në hedhjen e objekteve, të cilët po ashtu do të përjashtohen sapo të identifikohen”, u shpreh klubi në deklaratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura