Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbahet sot homazhet për shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare.
Pjesë në homazhe ka qenë dhe shkrimtarja Alda Bardhyli, e cila ka qenë një nga personat që i ka qëndruar pranë shkrimtarit.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ajo u shpreh se Kadare ka shpërfaqur në Shqipëri të jashtëzakonshme dhe fantastike falë penës dhe mendjes së tij.
“Kadare iku i qetë dhe pa brenga”, tha ajo, duke shtuar se ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin dhe rishikimin e gjithë veprës së plotë.
Alda Bardhyli: Ka shpërfaqur një Shqipëri të jashtëzakonshme dhe fantastike që ne e gëzojmë sot falë penës dhe mendjes së tij. Kadare iku i qetë pasi ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin dhe rishikimin e gjithë veprës së plotë. Kjo e bënte atë të qetë, besoj ka ikur pa brenga.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al