Homazhet në nder të Gerti Bogdanit/ Linda Rama merr pjesë në ceremoninë e organizuar në Parlamentin e Shqipërisë

Sep 19, 2024 | 12:00
SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

linda rama homazhe gerti bogdani kuvend2

Linda Rama u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-deputetit të ndjerë në ceremoninë e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë kreu i qeverisë nuk ka marrë pjesë në homazhe, pasi ndodhet në Bruksel në një drekë pune të organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

linda rama homazhe gerti bogdani kuvend3

Kryeministri Ramaka ditën e djeshme ndau një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Gerti Bogdanit në një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes dhe familjes së ish-ligjvënësit demokrat.

“⚫️Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani🙏”, shkroi kreu i qeverisë.

linda rama homazhe gerti bogdani kuvend4

Gerti Bogdani u nda nga jeta mesditën e djeshme (18 Shtator). Ish-deputeti po pinte kafe me miqtë e tij në hotel Rogner, kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ai u gjet pa ndjenja në tualetin e hotelit dhe u dërgua në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.

linda Rama122 linda Rama1133

linda rama homazhe gerti bogdani kuvend linda rama homazhe gerti bogdani kuvend1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura