Homazhet për Mirush Kabashin, Luftar Paja: Ishte një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm. Do më kujtohet nëpërmjet veprave që ka lënë

Dec 6, 2023 | 11:47
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme në Muzeun Kombëtar po mbahen homazhe në nder të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi.

Luftar Paja

Kolegu i tij, Luftar Paja, e konsideron atë si një figurë shumëdimensionale dhe të papërsëritshëm.

Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm. Si një njeri i qeshur dhe i miqësisë dhe do të më kujtohet nëpërmjet veprave që ka lënë.

Veprat e Mirush Kabashit janë të shumta dhe cilësore. Unë kam pasur rastet që kam punuar në koncertet e vitit të ri dhe do ta kujtoj për aftësinë e komunikimit, për talentin e tij. Çfarë mund t’i kujtosh më para Mirushit i cili siç kishte emrin rrezatonte mirësi”, tha ai për News 24.

Homazhet kanë nisur që prej orës 10 të paradites dhe do të vijojnë deri në orën 13:00.

“Artisti i Kombit”, Mirush Kabashi, ndërroi jetë pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Mirush Kabashi, një yll i papërsëritshëm i kinematografisë shqiptare, u shua në moshën 75-vjeçare.

I njohur si “Sokrati shqiptar”, artisti shumëdimensional është cilësuar gjithashtu edhe si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë shqipe, duke u identifikuar edhe për zërin e tij të veçantë. Gjatë karrierës së tij artistike, Kabashi është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Aktor në më shumë se 100 role në teatër e filma, interpretues brilant i poezisë dhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Mjeshtër i madh i skenës shqiptare, është pak për të përshkruar Mirush Kabashin, sepse mbi të gjitha, ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm! Mirush Kabashi në mbi 100 rolet e tij në teatër e kinematografi na ka lënë pas një pasuri që nuk do të shuhet kurrë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura