Horoskopi i datës 7 mars 2017

Mar 7, 2017 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Në ambientin e punës, do të tregoheni i padrejtë me një person, që ka pasur mbështetjen tuaj deri sot. Në dashuri, raporti në çift shkon shumë mirë, duke kaluar kështu një fazë harmonike me partnerin.

DEMI

Sot, do të ndiheni të sigurt në çdo hap që do hidhni dhe nuk do donit këshillën e askujt. Në dashuri, do të keni mundësi të rivalizoni partnerin tuaj.

BINJAKET

Sot, ndikimi i yjeve do t’ju dhurojë një ditë të qetë në aspektin profesional. Në dashuri, një gabim me partnerin tuaj, do t’ju bëjë të mendoni të kaloni kohën e lirë pranë miqve tuaj.

GAFORRJA

Në punë, do të keni ndihmën e pakushtëzuar të një kolegu, për të planifikuar më mirë të ardhmen tuaj profesionale. Në dashuri, kërkoni të ndërhyni në vendimet e partnerit, pa menduar mirë pasojat!

LUANI

Sot do të planifikoni një udhëtim, që në të vërtet do të ketë shumë të papritura në njohje të reja. Në punë, impenjimet tuaja janë të shumta, që do tu japin stres dhe lodhje.

VIRGJERESHA

Do t’ju kthehet kujdesi në ambientin e punës. Në dashuri, do të jeni shumë i shkathët për të bindur partnerin për realizimin e ideve tuaja.

PESHORJA

Në punë, do të shkëlqeni me idetë tuaja rreth një plani që do të ndikojë shumë në të ardhmen tuaj. Në dashuri, gjithçka shkon mirë.

AKREPI

Sot, duhet të tregoni kujdes, pasi mund të lëndoni pa dashje personat tuaj të dashur. Në punë, do të ndiheni i lodhur dhe vetëm, pasi do të ndjeni mungesën e një kolegu shumë të dashur për ju.

SHIGJETARI

Sot, në aspektin afektiv, mos u përballni me kohën, lëreni atë të eci vet, pa u ndikuar nga ju, pasi në këtë mënyrë çdo gjë do të eci e mirëplanifikuar!

BRICJAPI

Në punë, do të jeni pak i shpërqendruar sot. Në dashuri, nuk do të pranoni kritikat që do t’ju bëjë partneri, dhe do përfundoni duke kritikuar atë.

UJORI

Sot, falë ndikimit të mirë të yjeve, do të jeni të favorizuar në të gjitha sektorët, sidomos në sektorin afektiv. Në anën miqësore, do të keni njohje të reja shumë produktive.

PESHQIT

Në aspektin afektiv, sot, do të keni një kontroll të madh ndaj partnerit, duke e provokuar në të gjitha mënyrat tuaja. Në punë, është e mundur të bashkëpunoni me persona që ju stimulojnë më shumë për punën tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura