Turistët holandezë humbin rrugën në Majën e Murges, forcat e rendit u shkojnë në ndihmë. Njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri

Sep 28, 2024 | 20:31
SHPËRNDAJE

Policia u ka shkuar në ndihmë 8 turistëve holandezë të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, ndërsa mësohet se njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri.

turiste

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Pukë, së bashku me Ekipin e zjarrfikësve të Bashkisë Pukë, u nisën në drejtim të zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.

Grupi i Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, së bashku me një ekip mjekësor, shkuan në ndihmë turistit të lënduar nga pickimi i gjarprit, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të grupit.

Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit e Policisë në destinacionin ku ishin akomoduar.

Njoftimi i policisë:

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës dhe njëri prej tyre u pickua nga një gjarpër, Policia iu erdhi në ndihmë tetë turistëve nga Hollanda.

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Pukë mori njoftim se grupi i turistëve kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës dhe njëri prej tyre ishte pickuar nga një gjarpër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Pukë, së bashku me Ekipin e zjarrfikësve të Bashkisë Pukë, u nisën në drejtim të zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.

Grupi i Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, së bashku me një ekip mjekësor, shkuan në ndihmë turistit të lënduar nga pickimi i gjarprit, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të grupit.

Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit e Policisë në destinacionin ku ishin akomoduar.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë dhe ekipin e MZSH Pukë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë .

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura