Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, policia u shkon në ndihmë dy turisteve angleze

Sep 25, 2024 | 20:47
SHPËRNDAJE

Policia u ka shkuar në ndihmë dhe ka shpëtuar dy turiste angleze kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës.

turiste

Gjetja e tyre është bërë pas 3 orësh kërkim nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë.

Ato paraqiteshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, Policia u shkoi në ndihmë dy turisteve, rezidente në Angli.

Salla operative e Komisariatit të Policisë Tropojë, ka marrë njoftim rreth orës 15:15, se dy turiste, rezidente në Angli, kërkonin ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës .

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet.

Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë në Valbonë 🏡.

Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë 🤝.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë 🏞️.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura