Samuel Tafçiu është 18-vjëçari, i cili humbi jetën tragjikisht pas shpërthimit në fabrikën e fishekzjarrëve, ku sot kishte nisur punë.
Tafçiu ishte në mesin e 3 viktimave të shpërthimit në fabrikën ilegale të fishekzjarrëve në Ercolano, në provincën e Napolit. Me të ishin Aurora dhe Sara Esposito, dy motra.
Vjehrra e 18-vjeçari ka folur për mediat italiane ku ka zbuluar se shtëpia e tyre ishte jo shumë larg vendit ku ndodhi shpërthimi. Ajo zbuloi se 18-vjeçari ishte babai i një foshnjeje 4 muajshe.
Fabrika, në një godinë në numrin 94 në lagjen Patacca, sipas disa dëshmive ishte ngritur gjatë fundjavës dhe kishte hyrë në punë vetëm sot, më 18 nëntor.
Ka nisur puna e autoriteteve italiane për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al