Humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh, policia arreston pronaren e subjektit, shpallen në kërkim administratori dhe drejtuesja teknik! 47-vjeçari punonte i paregjistruar

Dec 18, 2024 | 13:14
SHPËRNDAJE

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku një 47-vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh, policia ka vënë në pranga investitoren e objektit, shtetasen V. S., 45 vjeçe, ndërsa janë shpallur në kërkim, administratori dhe drejtuesja teknike.

Policia thotë se nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima shtetasi G. S. punonte i paregjistruar në organet tatimore.

47- vjeçari ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.

LEXO EDHE: Pamje të rënda/ Humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh, momentet kur punëtorët nxjerrin 47-vjeçarin

Njoftimi: 

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin G. S., i cili humbi jetën gjatë punës për rikonstruksionin e një objekti në lagjen “13 Shtatori”, ku e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, informojmë se Komisariati i Policisë Berat kreu të gjitha veprimet procedurale për rastin.

Në përfundim të tyre arrestoi në flagrancë investitoren e objektit, shtetasen V. S., 45 vjeçe, si dhe shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin, përkatësisht shtetasin Ç. H., 53 vjeç dhe shtetasen I. Ç., 41 vjeçe.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi G. S. punonte i paregjistruar në organet tatimore.

Ai e ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura