Dy të rinj të moshës 25 dhe 22 vjeç janë arrestuar nga policia në Tiranës, pasi akuzohen se kanë inskenuar një aksident për të përfituar dëmshpërblim.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur më datë 04 tetor të këtij viti në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, ku shtetasi me iniciale A. K., 22 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, 22-vjeçari në bashkëpunim 25-vjeçarin me iniciale I. T., ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” të 25-vjeçarit.
Ata i kanë paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore të dhëna të rreme, për automjetin për të përfituar dëmshpërblimin.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ndaluan shtetasit I. T., 25 vjeç, banues në Tapizë dhe A. K., 22 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.
Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin I. T., ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” me drejtues shtetasin I. T., dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al