Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë tubimit të opozitës në Tiranë mbrëmjen e së hënës (23 Dhjetor) ka reaguar pas daljes nga spitali duke treguar versionin e tij të ngjarjes.
“Dje thjesht jam mbrojtur”, u shpreh Agron Gjekmarkaj, i cili shtoi se nuk i pëlqen të viktimizohet dhe se kurrë në jetën e tij s’ka pasur konfliktime fizike.
Deputeti i PD-së theksoi se u rrethua nga një grup i madh policësh, të cilët sipas tij e shtynë brutalisht.
“Ju thashe mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nën Kryetari i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog Universiteti me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes”, theksoi ai, duke shtuar se “më shtynë me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës duke më ngritur gati në ajër mua”.
Agron Gjekmarkaj theksoi se doli nga turma e policëve duke u tërhequr nga të tjerët dhe në atë moment humbi ndjenjat.
Ai shtoi se nuk u ndie keq për shkak se kishte probleme shëndetësore, por sipas tij, si pasojë e veprimeve të efektivëve.
“Më ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë mënyrë pa një urdhër politik”, shkruan Gjekmarkaj.
Deklarata e Agron Gjekmarkajt:
Nuk do të kisha reaguar persa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaraten e vet publike e dizinformuese!
Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogel bashkë me shoqeruesin tim, punonjes i gardes, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonese u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh! Ju thashe mos me prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nen Kryetari i Kuvendit të Republikes , deputet, pedagog Universiteti me butesi gati me humor, nuk shquhem per force fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes! Me shtynë brutalisht, me shume forcë, thyen e edhe pasqyren e vetures duke me ngritur gati në ajer mua! Me terhoqi shoqeruesi me shumë mundim dhe një djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital!
Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!
Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë, protestuesit, demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD, mjeket e spitalit ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht!
Shpreh keqaerdhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e moren vemendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!
Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve! Qofshin ato të bardha per ju dhe të gjithë shqiptaret! Të tjerat do të jenë më të mira!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al