Pas aksidentit tragjik në Kamëz, ku humbën jetën një 29-vjeçar dhe një vajzë 7-vjeçare, ka folur i ati i kësaj të fundit.
Teksa bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër, ndodhen ende në spital duke u kuruar për plagët e marra nga aksidenti, Ferid Ndreaj thotë se dy familjaret e tij nuk janë në gjendje aspak të mirë.
Megjithatë sipas mjekëve të spitalit, të kontaktuar nga News24 & BalkanWeb , thonë se gruaja nuk ka dëmtime të rënda ndërsa për vajzën ka mbaruar protokolli mjekësor.
Ngjarja
Shoferja Rozina Koleci humbi kontrollin e drejtimit të automjetit, duke përplasur një djalë të ri me biçikletë si dhe tre këmbësorë.
Nga ngjarja e rëndë humbën jetën 29-vjeçari, Ramazan Isha, drejtues i biçikletës dhe një vajzë 7-vjeçare. Ndërkohë nëna Valbona Ndreu dhe vajza tjeter u plagosën rëndë.
BW
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al