Mançester Siti u mposht me rezultatin 2 me 1 në transfertë nga Bornmuth. Pas ndeshjes foli Guardiola, trajneri i Sitit, i cili i jep meritat e duhura vendasve për fitoren.
“E dinim që nuk mund ta përballonim intensitetin. Kishim folur për këtë. Ishte ndeshje e hapur. Ne kishim mundësi në fund, por përgëzoj Bornmuth për fitoren.
Përballjet në mesfushë, duelet, ato luajnë këtë lloj loje. Janë kaq shumë agresivë. Ata kishin gjashtë-shtatë ditë për t’u përgatitur. Ata kishin pjesën fizike dhe shpejtësinë, por duhet të fitosh në këto situata. Dhe ato kishin mundësitë. Pasi ne shënuam, kishim shanse të tjera por nuk shënuam”, u shpreh ndër të tjera Guardiola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al