Kryetarja e fushatës së Harris, Jen O’Malley Dillon, i bëri thirrje ekipit të saj që të fillojë punën për atë që ajo e quajti “mbrojtje e Amerikës nga ndikimet e një Presidence Trump”.
Sipas CNN, në një mesazh për stafin të mërkurën pas humbjes së Zëvendës Presidentes Kamala Harris ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ajo është shprehur se humbja është jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e vështirë.
“Humbja është jashtëzakonisht e dhimbshme. Është e vështirë. Kjo do të marrë një kohë të gjatë për t’u përpunuar. Por puna për të mbrojtur Amerikën nga ndikimet e Presidencës së Trump fillon tani”, tha O’Malley Dillon në një email drejtuar stafit sipas CNN. “Unë e di që Zëvendës Presidentja nuk ka mbaruar në këtë luftë dhe e di që vetë njerëzit në këtë email do të jenë gjithashtu udhëheqës në këtë mision kolektiv. Shikojeni këtë si fillim, jo si fund”, ka shkruar ajo.
O’Malley Dillon, e cila menaxhoi fushatën e suksesshme të Presidentit Joe Biden në vitin 2020 dhe shërbeu si zëvendës shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë, tërhoqi një kontrast të fortë me trajtimin e tranzicionit të fundit nga Trump, duke vënë në dukje se Harris i tha Trumpit në një telefonatë se “ajo do të punonte me Presidenti Biden që të sigurojë një transferim paqësor të pushtetit”, ndryshe nga ajo që pamë në vitin 2020.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al