“Humbje e pazëvendësueshme!”- Meta reagon për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani: Krijoi një model pozitiv në politikë!

Sep 18, 2024 | 13:55
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të ndarjes së parakohshme nga jeta të ish deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

Gert Bogdani

Meta shkruan se Bogdani me angazhimin e tij në politikë krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur ata të jenë pjesë e vendimmarrjes.

“Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme”, shkruan Meta.

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”, shkruan Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura