“Humnera, destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie!”- Rama: Në zgjedhjet e ardhshme PD nuk merr më shumë vota se në 1997

Sep 8, 2024 | 11:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së PS është shprehur i sigurtë se në zgjedhjet e ardhshme, Partia Demokratike, forca më e madhe opozitare në vend, nuk do të marrë më shumë vota se në vitin 1997.

“Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marr më shumë mandate se ne 1997, mbajeni shënim”, tha ai.

Me ironi Rama tha se nuk sheh filxhan, e nuk parashikon të ardhmen, por “dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm se kemi patronazhistët por dhe me anketa”.

“Humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie, i zgjedhur me vullnet të lirë”, shtoi kreu i qeverisë.

Rama: Unë nuk shoh filxhan dhe nuk parashikoj të ardhme, por dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm se kemi patronazhistët, por kemi një strukturë që bën anketimet e përmuajshme të njerëzve.

Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marr më shumë mandate se ne 1997, mbajeni shënim. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie, i zgjedhur me vullnet të lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura