Hysaj në telashe, mbrojtësi i Kombëtares përplaset me trajnerin e Lacios

Aug 23, 2024 | 19:15
SHPËRNDAJE

Situatë aspak pozitive për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj. Mediat italiane raportojnë se shkodrani ka pasur një përplasje me trajnerin e Lacios, Marko Baroni, pas duelit ndaj Venecias, ky shqiptari nuk u preferua.  Hysaj rrezikon të mos figurojë në listën e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë Lacion në Europa League. 

 

HYSAJ

Shkodrani mendon se duhet që të jetë ende në qendër të projektit të Lacios ndërsa për trajnerin nuk është kështu. Kjo diferencë ka bërë që të dy të kthehen në protagonistë të një konflikti që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në ambientin lacial. Për shkak të kësaj situate, ekziston mundësia që Hysaj të “divorcohet” me skuadrën kryeqytetase.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura