Ish-kreu i rajonit Odesa të Ukrainës, Yevhen Borysov, është arrestuar nga Byroja Shtetërore e Hetimit të vendit (SBI).
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ai është akuzuar për “pasurim të paligjshëm të qindra miliona ‘hryvnias’ dhe shmangie të qëllimshme të detyrës”, tha SBI.
Gjithashtu sipas SBI, ai dyshohet se bleu “makina të klasit të parë” dhe një pronë në Spanjë, e cila arrinte më shumë se të ardhurat e tij të ligjshme.
Borysov, i cili ishte zyrtari ushtarak përgjegjës për mobilizimin në Odesa, gjithashtu nuk u paraqit për shërbimin ushtarak për më shumë se dy javë pa “arsye të vlefshme”, shtoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Pasi u akuzua, ai dyshohet se u përpoq të arratisej, duke ndryshuar numrat e telefonit, makinat dhe vendndodhjen, por u gjet në Kiev dy ditë më vonë, tha SBI.
“Duke marrë parasysh përpjekjet e ish-komisarit ushtarak për t’u fshehur nga drejtësia, punonjësit e SBI-së do t’i kërkojnë gjykatës ta mbajë atë në paraburgim, pa mundësinë e dhënies së lirisë me kusht”, thuhet në njoftim.
Ai përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor. Ndërkoë SBI ndau këtë klip të momentit kur zyrtari i lartë u arrestua.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al