EMRI/ I akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 36-vjeçari! Pritet ekstradimi i tij drejt Spanjës

Dec 19, 2024 | 9:37
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për pjesëmarrje në grup kriminal.

Capture

Në prangat e uniformave blu është vendosur Spartak Suca, ndaj të cilit Gjykata e Tarragonas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 21”.

I akuzuar në Spanjë, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 21”, u lokalizua në Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. S., 36 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasit S. S..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura