I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, shqiptari i jep fund jetës në qelinë e tij në burgun e Bolonjës

Jul 21, 2024 | 18:50
SHPËRNDAJE

Një 48 vjeçar shqiptar është vetëvrarë në qelinë e tij në burgun e Bolonjës, në Itali, ku ndodhej që prej majit të këtij viti.

poliica itali burg

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte i ndaluar që nga 27 maji dhe ishte në pritje të gjykimit për akuzat për tentativë vrasje.

Mësohet se policia e burgut dhe stafi mjekësor janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë shqiptarit, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

Ende nuk dihen detajet të tjera rreth kësaj ngjarjeje të rëndë dhe motivit që e shtyu shqiptarin drejt këtij akti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura