Policia ka vendosur në pranga një 27-vjeçar të dënuar me 10 vite burg për prostitucion dhe nxitje të përdorinit të drogës.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur te Kryqëzimi i Fllakës Durrës, të riun me iniciale A. B., banues në Krujë.
Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës, me vendimin të datës 26 shtator 2024, me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.
27-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5.4 vite burg.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”, për kapjen e një shtetasi në kërkim kombëtar.
I dënuar me 10 vjet burgim kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.
Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur te Kryqëzimi i Fllakës Durrës, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 26.09.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, ku i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al