U arrestua për prodhim dhe shitje droge, përgjimet që fundosën vëllain e kryebashkiakut të Poliçanit

Sep 13, 2024 | 16:23
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar Artur Zotkajn, vëllain e kryebashkiakut të Poliçanit, i cili është i dënuar me 1.4 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

zotkaj-scaled

Zotkaj, sipas njoftimit të policisë Berat, në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan.

Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Por çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë, në lidhje me operacionin e zhvilluar në vitin 2015?

Ndërsa sot policia njoftoi se Zotkaj është ndaluar për 9 kg kanabis që i janë gjetur në banesë, në vitin 2015, Prokuroria bëri me dije se Zotkajt gjatë një kontrolli në lokalin e tij i ishte gjetur një sasi prej 19 kg drogë.

Prokuroria sqaronte aso kohe se hetimet e nisur ndaj shtetasit Kreshnik Hysenbelliut, i dyshuar për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, çuan në identifikimin dhe kapjen e Zotkajt dhe disa personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Hysenbelli kishte komunikime të dyshimta për shitje lënde narkotike me Artur Zotkaj (vëllai i kryebashkiakut Adriatik Zotkaj), banues në Poliçan, si dhe me një shtetas italian (Fabricio).

“Më 15.09.2015, Kreshniku ka diskutuar me një shtetas të identifikuar si Miço (Emiliano Hysenbelli) në lidhje me shitjen e një sasie droge të kultivuar nga shtetasi i identifikuar si Toni. Dy ditë më pas, u lokalizua ambienti ku po mbahej lënda, e cila po përpunohej në një ambient biznesi në lagjen ‘Xhenio’ të Poliçanit, në pronësi të Artur Zotkajt”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërhyrja është bërë më 17 shtator, rreth orës 21:00, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme në Policinë e Shtetit dhe FNSH, ku është ndaluar në Poliçan Artur Zotkaj, i cili u lirua në 2016 dhe u arrestua sërish sot (13 shtator 2024).

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura