I dënuar me rreth gjashtë vite burg dhe 1800 euro gjobë, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar që nga viti 2020. Ja për çfarë akuzohet

Oct 13, 2024 | 22:10
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është arrestuar tre ditë më parë nga policia e Salernos në Itali. Ai thuhet se ishte në kërkim prej katër vitesh dhe ishte dënuar me rreth 6 vite burgim.

policia italiane

Aksioni është kryer orët e vona të mbrëmjes së 10 Tetorit dhe është vënë në pranga shqiptari me inicialet P.H., ndaj të cilit Prokuroria kishte lëshuar një urdhër-arresti prej vitit 2020, kurse Gjykata e Pizës e kishte dënuar me 5 vjet e 8 muaj izolim.

Gjithashtu shqiptarit i ishte vendosur edhe një gjobë prej 1800 eurosh, pasi ishte dënuar, për krime kundër “pronës dhe besimit publik”.

Sipas mediave italiane, nga aktivitetet hetimore të kryera nga policia dhe prokuroria italiane, i dënuari u gjurmua në vendbanimin e tij aktual në Casalbuono dhe u dërgua në burgun e Fuornit, për të vuajtur dënimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura