I dhanë fund romancës mes tyre pas përfundimit të BBV, ish-konkurrenti refuzon komentet për ndarjen nga partnerja

Oct 1, 2024 | 16:56
SHPËRNDAJE

Çifti i njohur i ‘Big Brother Vip Kosova’, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, të cilët u njohën gjatë qëndrimit të tre në shtëpinë e BBV, i dhanë fund lidhjes mes tyre disa javë më parë.

kader kicaj lumbardhi1

Ka qenë Kaderi ajo e cila ka njoftuar ndarjen, madje ka hedhur akuza për ish të dashurin e saj, ku la të kuptohet se ka ndodhur një tradhti në këtë mes, por pa zbuluar shumë.

Ndërkohë Lumbardh Salihu duket se nuk i ka kaluar ‘inati’ pas ndarjes, pasi në një intervistë të dhënë së fundmi ka shmangur kategorikisht komentet lodhur me fundin e lidhjes mes tyre.

kaderi lumbardhi-3 (1)

Ai u shfaq i nervozuar teksa pyetet për ndarjen nga ish-Missi, duke i kërkuar gazetarit që ‘ta kalojë këtë pyetje’.

 “Kaloje këtë pyetje”, u shpreh ai.

Megjithatë, Lumbardhi thotë se nuk pendohet asnjëherë për gjërat që ka kaluar në jetë.

kaderi-dhe-lumbardhi2 kaderi lumbardhi-3 (2) kader-lumbARDHII (1) kader-lumbardh (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura