“I futi kokën në zbardhues”- Torturat që Enkelejda Danaj përjetoi në duart e të shoqit përpara se ta godiste mbi 10 herë me thikë! 40-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në Shqipëri

May 17, 2024 | 13:30
SHPËRNDAJE

Enkelejda Danajt, 40-vjeçares e cila u godit mbi 10 herë me thikë nga i shoqi, do t’i jepet lamtumira e fundit ditën e nesërme (18 Maj) në Shqipëri.

enkeleda danaj vrasje greqi4

Vëllai i viktimës, e cila u vra në orët e para të mëngjesit të djeshëm (16 Maj) në afërsi të banesës në Menidi teksa ishte nisur për punë, ka treguar torturat që ka përjetuar e motra në duart e bashkëshortit, Eduart Danaj.

Ai ka treguar për protothema.gr, se kur Enkelejda Danaj ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, i shoqi i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa kishte tre denoncime, kishte mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i ka futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon vëllai i 40-vjeçares për protothema.gr.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë, por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ishte alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj.

Ai foli edhe për të motrën teksa u shpreh se: “Ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve gjithmonë buzëqeshte”.

Sipas dëshmive të banorëve, pas vrasjes, autori është parë duke ecur në zonë dhe duke parë lëvizjet e policisë, ndërsa këta të fundit nuk e dinin që ai  ishte vrasësi i 40-vjeçares, nënë e dy fëmijëve.

 “E vrava sepse nuk mund të duroja të shihja dikë tjetër duke ngarë makinën time”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura