I grabitën taksistit një shumë prej 220 mijë euro, autorë të dyshuar 4 gjeorgjianë! Zbardhet ngjarja në ish-Bllok

Oct 11, 2024 | 10:32
SHPËRNDAJE

Është zbardhur ngjarja në ish-Bllok, ku më 4 Tetor një takstiti iu grabit një shumë prej rreth 220 mijë eurosh brenda mjetit.

grabitje-taksi

Raportohet se autorë të dyshuar të grabitjes janë 4 shtetasve gjeorgjianë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Grabitësit e dyshuar janë shtetasit gjeorgjianë me iniciale L. K., 30 vjeç, T. N., 36 vjeç, N. K., 30 vjeç, dhe Y. B., 31 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.

Shuma e grabitur përllogaritet të jetë rreth 220 mijë euro. Raportohet se taksisti ka pasur rolin e transportuesit të parave, pasi pas tërheqjes në pikën e këmbimit valutor do t’i transportonte drejt një banke të nivelit të dytë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Taxi”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja e një shume parash në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, më datë 04.10.2024.

Punohet për kapjen e 4 shtetasve gjeorgjianë, autorë të dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 04.10.2024, ku në zonën e ish-Bllokut, disa shtetas kanë vjedhur një shumë parash në një taksi, kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes e identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taxi”.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit L. K., 30 vjeç, T. N., 36 vjeç, N. K., 30 vjeç, dhe Y. B., 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura