I hyri në shtëpi pasi gjeti derën e hapur, i mituri p*rdhunon 91 vjeçaren

Nov 14, 2024 | 21:13
SHPËRNDAJE

Një djalë 14-vjeçar është deklaruar fajtor për përdhunimin e një gruaje 91-vjeçare pasi hyri në shtëpinë e saj, raporton mailonline.

Jesse Stone do të dënohet si i rritur për sulmin në shtëpinë e të moshuarës në Reddick, Florida , ngjarje kjo e ndodhur  më 9 qershor.

jesse stone

Ky është Jesse Stone, djali 14 vjeç i cili ka abuzuar seksualisht me të moshuarën.

E moshuara është shprehur për autoritetet se ka parë një ‘hije të errët’ në korridorin e shtëpisë së saj. Sipas saj, përpara se ajo të mund të reagonte, dikush ka hipur sipër saj, por ajo nuk mund t’i shpëtonte sulmit.

Përgjatë punëve hetimore, në kërkim të autorit të këtij abuzimi ndaj së moshuarës, u zbulua se një fqinj i 91 vjeçares i kishte treguar video e të miturit, i cili largohet me biçikletë.

Blutë arrestuan më pas Stone, i cili pranoi se kishte hyrë në shtëpinë e të moshuarës, e kishte goditur dhe abuzoi seksualisht me të.

Sipas tij, siç raporton media ndërkombëtare, Stone gjeti derën e 91 vjeçares të hapur e ka hyrë brenda, i cili më pas kreu krimin e rëndë.

Seanca gjyqësore për Jesse Stone është caktuar me datë 19 dhjetor, i cili do të njihet me akuzat dhe masën e sigurisë. Sakaq, deri atëhere 14 vjeçari do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura