I jepet lamtumira Gerti Bogdanit, përfundojnë homazhet në nder të tij! Ish-deputeti i PD-së përcillet për në banesën e fundit

Sep 19, 2024 | 12:50
SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar homazhet në Kuvend në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (18 Shtator).

Gerti Bogdani homazhe kuvend

Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit të ish-deputetit demokrat u organizua në Parlamentin e Shqipërisë. Arkmorti me trupin e tij të pajetë mbërriti në Kuvend rreth orës 10:00.

Familjarë, miq, kolegë dhe politikanë nga të dyja kahet politike, i dhanë lamtumirën e fundit ish-politikanit të ndjerë.

Pas përfundimit të homazheve, rreth orës 12:50, Gerti Bogdani u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00.

Ndërkohë, Partia Demokratike njoftoi se në nder të Gert Bogdanit ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD.

Bogdani ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak.

Gerti Bogdani homazhe kuvend1 Gerti Bogdani homazhe kuvend3 Gerti Bogdani homazhe kuvend4 Gerti Bogdani homazhe kuvend5 Gerti Bogdani homazhe kuvend6 Gerti Bogdani homazhe kuvend7 Gerti Bogdani homazhe kuvend8 Gerti Bogdani homazhe kuvend9

 

homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (37) liri berisha argita malltezi linda rama homazhe gerti bogdani kuvend3 Gerti Bogdani homazhe kuvend10 Fabiola Hysenbelliu homazhet-GertiBogdani1-Edliracepani (11) c17d40ac0847d18b6d9b67a52100e4abdd46286e0f6ff7a947889332ab384017 9cbe805f9bae0fb159a3c0deede5677b991f90c5f9b36b49b420bf0907981710

homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (1) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (2) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (4) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (3) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (5) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (6) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (7) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (8) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (9) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (11) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (10) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (12) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (14) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (13) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (15) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (16) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (17) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (18) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (20) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (23) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (26) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (27) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (30) homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (29)

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura